Life Style

Sonte finalja e madhe e “Ferma VIP”, Zeqiraj: Për mua Çiljeta është fituese

Mbrëmjen e sotme publiku do të jetë para ekranit të Vizion Plus, për të zbuluar kush do të jetë fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”.

Për të folur në lidhje me finale e madhe në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ishin të ftuar Ardiol Hoxha, menaxher i mediave sociale, Erion Zeqiraj, folës i lajmeve dhe gazetari Kostandin Feshti.

Për Zeqirajn fituesi më i madh është publiku dhe produksioni, pasi është bërë një punë e madhe dhe janë përcjëllë shumë emisione.

“Fitorja më e madhe dhe fituesi i këtij reality show është publiku, Vizion Plus dhe të gjithë ata që kanë realizuar këtë show”, tha ai.

Ndërkohë, Hoxha tha se që nga fillimi është bërë një punë e mirë në përzgjedhjen e kastit.

“Që nga fillimi, produksioni fermës dhe gjithë stafi ka bërë një punë shumë të mirë që në përzgjedhjen e kastit. E gjithë ferma ka histori pa fund. Çdo situatë që është krijuar në fermë e ka impaktin e vet, çdo situatë që krijohet me fermerët. Askush nuk e kishte parë që Çiljeta apo dikush tjetër nuk kishim parë asnjehëerë si mjel lopën një i famshëm.

Nga dje dhe sot e kanë shijuar në maksimum, e kanë marrë si ditë pushimi. Madje aty ka pasur vetëm muzikë nga mëngjesi deri vonë në mbrëmje.

Futja e mentorëve ka krijuar edhe pak rrëmujë sepse çdo mentor mbron fermerin për të cilin ka hyrë aty”, u shpreh ai, teksa foli edhe për mbështetësit e fermerëve në rrjetet sociale.

“Të gjashtë finalistët janë vërtet finalist, por ka dhe të tjerë që mund të ishin. Rrjetet sociale është një gjë dhe votat është një gjë tjetër. Çdo personazh aty ka audiencën e vet sa i përket rrjeteve sociale. Nuk mund të bësh një klasifikim kë do më shumë publiku, sepse kohët e fundit komentuesit janë shumë agresiv”, tha Hoxha.

“Nga komentete që ka në rrjetet sociale nuk mendoj se ka për ta penalizuar. Të gjashtë finalistët janë finalist. Është pjesa e sfidave, do ketë edhe sfida sot”, tha ai.

Ndërkohë, Zeqiraj dhe Feshti u shprehën në një mendje se Çiljeta duhet të jetë fituese e Fermës, teksa Hoxha nuk pranoi të jepte një emër. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button