Life Style

Ilnisa postoi foton me Meritonin, gjithë vëmendjen e merr komenti i moderatorit

Ilnisa Agolli postoi një ditë më parë në profilin e “Instagram”-it një moment mjaft romantik me partnerin e saj, Meriton Mjekiqi

Ilnisa Agolli postoi një ditë më parë në profilin e “Instagram”-it një moment mjaft romantik me partnerin e saj, Meriton Mjekiqi.

Çifti, historia e të cilëve nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, duken mjaft të dashuruar.

Në foton në fjalë, gazetarja ishte e ulur në një karrige, ndërsa moderatori i jep një puthje romantike në faqe.

“Përgjithmonë dhe përngaherë”, ka shkruar Ilnisa bashkëngjitur fotos së ëmbël që është pëlqyer shumë nga fansat e tyre.

Megjithëse të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i Meritonit, i cili i ka shprehur dashurinë të dashurës së tij.

“Të dua”, shkruan ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri krahas fotos.

Pas daljes nga shtëpia, çifti kanë treguar se në planet e tyre është një fëmijë, duke bërë që dyshja të “mposhtin” paragjykimet për diferencën në moshë teksa shijojnë romancën e tyre në sytë e publikut. / Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button