Vendi

Pronarit të pularisë në Fier i bëjnë “gjëmën” punëtorët, pasi i vodhën 17 mln lekë, i marrin edhe kabllot e rrufepritëses

Vjedhjet e njëpasnjëshme në objektin e një pularie në Fier, kanë qenë një problem i shpeshtë për  pronarin Agim Driza.

Në një prononcim per mediat ditën e sotme, ai ka denoncuar vjedhjen e kabllit në një kolonë rrufepritëse, e cila ishte ngritur pasi rrufeja dogji të gjitha pajisjet kompjuterike.

Kablli është vjedhur nga një prej punëtorëve të firmës.

“Nuk e mendoja kurrë se hajduti ishte mes nesh” tha Driza, teksa është shprehur i habitur kur kamerat e sigurisë kanë vertetuar një fakt të tillë.

“Kam njoftuar menjeherë policinë, por punëtori është mbajtur vetëm pak orë brenda ambienteve të komisariatit”, tha Driza.

Kjo nuk është hera e parë që ai bie pre e vjedhjes.

Pesë vite më parë, një nga punëtorët, i ka vjedhur 17 milionë lekë, rroga të stafit. / VizionPlus Tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button