Life Style

“Nuk jemi pajtuar akoma…”/ Ledjona zbulon raportin me ish-banorët e BBV3: Jemi zënë për…

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Ledjona Xheladinaj, ka bërë dje një bisedë virtuale me ndjekësit në “Instagram”

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Ledjona Xheladinaj, ka bërë dje një bisedë virtuale me ndjekësit në “Instagram”.

Teksa ka vendosur një mbishkrim në postimin e saj në “Instastory”, “E pimë një kafe bashkë”, të shumtë kanë qenë fansat që e kanë ftuar atë në vendin ku ata jetojnë.

Por përveç ftesave që ka marrë për të pirë kafe në vende të ndryshme të Shqipërisë si dhe jashtë saj, ka patur ndjekës që kanë qenë kuriozë për të tjera gjëra.

Disa prej tyre e kanë pyetur në lidhje me raportet që Ledjona ka me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Një ndjekës e ka pyetur atë se kur do pijë kafe me Roza Latin, me të cilën në BBV3 ka patur debate të forta.

Xheladinaj i ka habitur të gjithë me përgjigjen duke thënë ‘pas pushimeve sepse e kam shumë xhan si vajzë’.

Ndërsa me Rike Roçin ka postuar një video dhe krahas saj shkruan se ‘nuk janë pajtuar, por po e poston se keni pyetje shumë’. E pyetur më pas se pse është zënë me ish-banoren, ajo duke qeshur përgjigjet ‘për buxhetin’.

Pjesë nga biseda:

Kur do e pish një kafe me Rozën? Jeni shumë të mira

Sapo të kthehet nga pushimet sepse e kam shumë xhan si vajzë

Po me Riken?

Nuk jemi pajtuar akoma por po e hedh… se keni pyetje shumë

Je zënë me Riken?

Po për buxhetin

Po me Fationin si i ke marrëdhëniet?

Ja kështu i kemi (ka postuar një video duke kënduar e kërcyer së bashku)

Po me Albin si i ke marrëdhëniet?

Albi Nako kur do mblidhemi? / Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button