Life Style

“Ka rënë në dashuri…”/ Ledjona i nxori sekretin ish-banorit të BBV3?

Disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP3” janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale

Disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP3” janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale. Ata herë pas here ndajnë me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Por jo vetëm kaq, pasi shpeshherë vendosin që të bëjnë edhe bashkëbisedime virtuale, ku vihet re se fansat janë shumë kuriozë të dinë se çfarë po ndodh me ta tani që janë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndjekësit e ish-banorëve duan të dinë nëse vijojnë romancat por edhe miqësitë e krijuara në shtëpinë e BBV3.

Elvis Myrta ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”, të cilët i kanë vënë në dukje se nuk e kanë parë me Ledjona Xheladinajn.

“Po s’të kam parë me Ledjonën o la”, i ka shkruar një fans, të cilit Myrta i është përgjigjur duke etiketuar ish-banoren:

“Ledjona Xheladinaj ke ndonjë përgjigje?”.

Këtë e ka ripostuar gazetarja e njohur në “Instastory” dhe krahas ka shkruar:

“Ka rënë në dashuri ndaj s’ka kohë të dalë me shoqninë e vjetër”.

Mos vallë Ledjona i ka zbuluar sekretin Lisit, apo thjesht ajo po bënte shaka. Fansat tani po presin për reagimin e ish-banorit të BBV3. / Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button