Lajme

Nga të shtënat me armë zjarri u plagos “Noja” i videos së famshme

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Shkodrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi Ndue Preka, të cilin një person ende i paidentifkuar e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë teksa po ecte në këmbë.

Autori mësohet se ka qëlluar 3-4 herë me pistoletë, por vetëm një plumb e ka kapur Ndue Prekën në kënbë, teksa një plumb ka kapur edhe një makinë të parkuar. I plagosuri është transportuar në spital, teksa mësohet se nodhet jashtë rrezikut për jetën

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ka ikur në drejtim të paditur pas krimit.

Ndue Preka u bë i njohur para disa vitesh, për shkak të një video që bëri xhiron e rrjetit. Në pamje shfaqej Margarita Gjoni, e cila në atë kohë u arrestua nga Policia e Shkodrës, duke dhunuar barbarisht shtetasen Brisilda Rroku, pasi kishte marrë vesh se kjo e fundit kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, i cili ishte Ndue Preka, teksa në video ajo i referohej me emrin “Noja”

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button