Lajme

“I ndaloi zemra një natë para…”/ Vdes babai i një nga pengjeve të shpëtuara në Gaza përpara se të takohej me të birin

Almor Meir Jan, një nga pengjet e liruara nga lufta në Gaza nuk arriti dot të takohej me babain e tij, i cili kishte ndërruar jetë vetëm disa orë përpara shpëtimit të tij.

Meir Jan 21 vjeç, së bashku me Noah Argamani , 26, Andrey Kozlov , 27 dhe Shlomi Ziv , 40 vjeç, u shpëtuan të shtunën në një operacion mahnitës gjatë ditës në kampin Nuseirat të Gazës.

“Vëllai im vdiq nga pikëllimi dhe nuk arriti ta shihte djalin e tij të kthehej. Një natë para kthimit të Almog, zemra e vëllait tim u ndal”, tha halla e Almog Dina Jan për transmetuesin publik Kan të dielën.

Jemi shumë të lumtur për kthimin e Almog-ut, por e kemi të pamundur ta procesojmë gjithë këtë që ka ndodhur deri në fund. Jemi të shkatërruar. Yossi, vëllai im, ndenji ngjitur pas televizorit për tetë muaj me radhë, duke marrë çdo lloj informacioni…Nuk e përballoi dot, pas çdo marrëveshje që nuk arrihej, zemra e tij thyhej. Ai e donte aq shumë Almogun, u kujdes aq shumë për të, donte të dinte se çfarë po i ndodhte dhe çfarë po kalonte. Ai nuk mund ta duronte, çdo [marrëveshje e mundshme pengje] që shpërtheu në fytyrën e tij i thyente zemrën,” tha ajo.

“Ai humbi 20 kilogramë, nuk e duroi dot në asnjë mënyrë. Ai u mbyll, nuk donte të shihte njerëzit. Të gjithë ishin të shqetësuar për Yossin, por ai nuk ishte në gjendje të komunikonte me askënd”, u shpreh Dina për vllain e saj./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button