Lajme

Peshkaqenët sulmojnë pushuesit.

Pushuesit në Bregun e Gjirit të Floridës u është thënë të jenë vigjilentë, pasi tre notarë u sulmuan nga peshkaqenë në dy sulme të veçanta.

Një gruaje thuhet se i është prerë një pjesë e krahut pasi është kafshuar të premten në Ëalton County në Florida veriperëndimore, shkruajnë mediat e huaja.

Më pak se dy orë më vonë, në një plazh tjetër katër milje më tej në lindje, dy vajza adoleshente ishin në ujë të thellë me miqtë kur u sulmuan.

Autoritetet kanë patrulluar vijën bregdetare me varka dhe disa plazhe u mbyllën, megjithëse ato u rihapën të shtunën me flamuj vjollcë që paralajmëronin për jetën e rrezikshme detare./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button