Sport

E pazakontë, mesfushori bie nga biçikleta dhe humbet Euro 2024-ën

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!

Mesfushori 25-vjeçar, pjesë e Twentes në Eredivisie, pësoi një dëmtim në gju si pasojë e rrëzimit nga biçikleta…

Plaga e marrë nuk e lejon që të jetë në maksimumin e tij dhe në të tilla rrethana ka humbur pjesëmarrjen me Çekinë në Europianin e Gjermanisë.

Një situatë dhe dëmtim tepër i çuditshëm për një arsye të vështirë për t’u imagjinuar.

Dhe lojtarit nuk i mbetet veçse të bëjë tifo nga shtëpia për shokët e tij.

Çekia, kundërshtar të cilit Shqipëria i mori 4 pikë në fushatën eliminatore, ndodhet në grupin F. Me Portugalinë, Gjeorgjinë dhe Turqinë.

Duelin e parë, ekipi i drejtuar nga Ivan Hasek do ta luajë në datën 18 qershor përballë Portugalisë së Cristiano Ronaldos./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button