Life Style

“Keni dashur të më intimidoni”/ Juli përballet ashpër me fansat e Eglës

Juli është shprehur se për të nuk ka qenë i rëndësishëm çmimi por prezantimi përpara publikut.

Julian Deda është një ndër finalistët më të komentuar të edicionit të tretë të BBV. Ndërkohë që vazhdimisht është shprehur se në fakt është ai fituesi i BBV3, duke mos pranuar Eglën si triumfatore, mesa duket Juli së fundmi është përballur edhe fansat e kësaj të fundit.

Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, aktori i njohur ka reaguar ashpër ndaj fansave të Eglës, të cilët shpesh herë e kontaktojnë përmes profileve fallco, duke i shkruar se i vjen inat që nuk ishte ai që mori 100 mijë euro.

Juli është shprehur se për të nuk ka qenë i rëndësishëm çmimi por prezantimi përpara publikut.

Përshëndetje të gjithë fansave me profile fallco të E dhe R, që më shkruani në inbox, duke dashur të më intimidoni me fjalinë e famshme ” të erdhi inat që nuk more 100 mijë euro”.

Si fillim, unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë se më i rëndësishëm për mua ishte prezantimi para publikut në modulin BIO. Kam thënë gjithashtu që më intereson më shumë fitorja sesa lekët në vetvete. Gjithkujt i duhen 100 mijë euro por jo gjithkush e kupton sa e rëndësishmë është dashamirësia e njerëzve, që vërtet nuk të mbush xhepat pro shpirtin, zemrën dhe zemrënn ta mbushin plot.

Por për merakun tuaj, sapo t’i bëj 100 miëj euro, do ju lajmëroj, që të flini rehat”.

/gazeta shqip.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button