ShowBiz

Agai dënon Dijonisin, çfarë duhet të bëjë fermeri?

Dijonis Biba është fermeri i dënuar nga Agai mbremjen e sotme, ku shkak është bërë mos pranimi i detyrave të caktuara nga kryefermerja.

Ai duhet të qëndrojë zgjuar deri sa të flenë të gjithë fermerët, përfshirë edhe kafshët e fermës.

“Fermerë! Ashtu siç edhe u vutë në dijeni me zarfin e paradites që Agai do të marrë masa për fermerët që nuk pranojnë të bëjnë punët e ngarkuara, po ju bëj me dije dënimin për Dijonisin.

Dijonis, duke qenë se nuk i je bindur kryefermeres për detyrën që të ka caktuar, Agai ka vendosur që ti sot nuk do të shrihesh për të fjetur pa zënë gjumi fermerët, përfshirë edhe kafshët. Vetëm pasi të jesh siguruar që kanë fjetur të gjithë, atëherë mund të shtrihesh në krevat.

Kujdes, lumi fle, Agai nuk fle”, lexoi në zarfin e dërguar Fjoralba Ponari.

“Duhet të vendos kafshët në gjumë, t’i këndoj ninullë”, thotë me batutë Dijonisi. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button