“S’kisha parë as 10 mijë euro bashkë”- Egla “zbulon” bisedën me Julin pasi u rrëzua në skenë: Kështu është kur fiton me hile…
Egla Ceno, fituesja e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh në Big Bother Vip Albania 3 ka folur këtë të martë për fitoren, por dhe për paratë e fituara. Gjatë një interviste në “Fiks Fare””, Ceno tha se nuk kishte parë ndonjëherë 10 mijë euro bashkë e jo më 100 mijë.
Ndërkohë, Egla foli dhe për raportet me ish-banorët e tjerë të BBVIP, ku zbuloi ndër të tjera dhe një bisedë me Jul Dedën, në momentin kur ajo u rrëzua në skenë, disa ditë pas finales. Ajo tha se Deda i kishte thënë se kështu ndodh kur e merr BBV me hile. Ndërsa për raportin me Romeo Veshajn preferoi të mos flasë.
Egla Ceno: 100 mijë euro bashkë, unë s’kisha parë bashkë as 10 mijë euro. Po 100 mijë euro, ec radhaaaa. Me ish-banorët flas, por këto ditë nga kërbishti nuk është se kam folur shumë. Lul Deda, o lulo, jena shqiptarë vëllai. Bota është botë, merret i sëmuri në telefon. I thuhet si e ke kërbishtin, a u bërë mirë, jo telefonin e kam hapur. Unë rashë te studioja dhe sipër kisha fytyrën e Julit të shqetësuar, dhe kur më vjen një batutë; ej më tha mua, kështu është kur e merr Bigun me hile’.Me Romeon, është shumë mirë. Ka ca gjëra që s’mund t’i them për momentin, por do sqarohen vetë./OraNews