“Asnjë nga të ftuarit nuk e dinte që ne po martoheshim”, Laura Pauzini tregon se si e përgatiti dasmën surprizë
Pas 18 vitesh lidhje, këngëtarja e njohur italiane Laura Pausini dhe Paolo Carta u martuan marsin e kaluar.
Ishte vetë këngëtarja ajo që njoftoi për këtë hap të ri, përmes Instagramit duke publikuar foto nga ceremonia. Së fundmi në një intervistë për Vogue këngëtarja ka rrëfyer se në fakt asnjë nga të ftuarit nuk e dinin që çifti po martohej dhe se dasma ishte surprizë.
Kemi pirë një aperitiv, dhe pastaj në një moment të caktuar unë bëra që të transmetohej një videoklip në një televizion që tregonte të gjithë karrierën time. Tani imagjinoni për 30 vite karrierë, e kisha bërë mjaftueshëm të gjatë, apo jo? Gjatë kësaj kohe ika në shtëpinë time, të prindërve të mi dhe u ndërrova dhe u vesha me fustan. Pastaj në fund të dokumentarit, doli një mesazh ku u thoshte të gjithëve të ktheheshin djathtas. Ata u kthyen dhe nga tenda dolëm ne të veshur si nuse e dhëndër dhe të shoqëruar nga vajza jonë”, ka rrëfyer Laura.
Këngëtarja dhe partneri i saj filluan të dilnin bashkë në 2005 dhe më 2013 erdhi në jetë vajza e tyre. /LIVING