Bota

Fauci dëshmon në Kongres për origjinën e COVID, republikania: E ke vendin në burg 

Kongresmenia republikane Marjorie Taylor Greene ka folur ashpër sot kundër ish-shefit epidemipolog të pandemisë Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, gjatë një pyetsori për masat e pandemisë, izolimet dhe vaksinat duke thënë se nuk kishin asnjë bazë ligjore.

Kongresmenia nuk arriti të ruante qetësinë teksa mes të tjerash tha: “Unë nuk të quaj dot ‘doktor’, për mua je zoti Fauci”. Në këtë kohë paneli nisi të diskutonte nëse kishte kongresmenia shkelur rregullat e sulmeve verbale personale.

Ajo vazhdonte: “Ti duhet të gjykohesh për krime kundër njerëzimit, e ke vendin në burg zoti Fauci.”

Kryetari komisionit Brad Wenstrup (Republikan-Ohio) rivendosi më pas rendin dhe i thirri zonjës Greene “të pezullonte” linjën e pyetjeve të saj.

Wenstrup në komentet e tij tha se Dr. Anthony Fauci kishte dështuar me “mesazhet e tij” gjatë pandemisë COVID-19.

“Ku janë mesazhet?” tha ai duke përmendur pretendimet për ‘imunitet total’ të vaksinave të ofruar. “Do të kisha dashur që ju ta kishit korrigjuar atë aty dhe menjëherë”.

Më tej në dëshminë e tij Fauci tha se ish-këshilltari i tij Dr. David Morens, “sigurisht” që kishte konflikt interesi me grupin e sigurimeve shëndetësore EcoHealth.

Kompania nga Manhattan u pezullua më vonë prej granteve të marra nga shteti dhe mos-hartimin e hetimeve mbi nivelet e sigurisë së laboratorit të Wuhan, nga ku supozohet se ka dalë virusi.

Ndërkohë Fauci u tërhoq nga komentet e tij të mëhershme se kundërshtarët e vaksinave  motivoheshin nga “budallëqe ideologjike”.

Në gjykatë u luajt një audio ku Fauci fliste më herët për strategjinë e vaksinimit: “Është provuar se kur ua nxin jetën njerëzve, ata heqin dorë nga budallëqet e tyre ideologjike dhe shkojnë të vaksinohen”.

Kur u pyet nga Mcormick nëse kundërshtimet ndaj vaksinave COVID ishin “budallëqe ideologjike”, Fauci tha: “Jo, nuk është ashtu.”

“Unë i referohesha vetëm se njerëzit nuk e kuptojnë duke qenë në lëvizje, në punë, ishte në këtë kontekst”.

Anëtari i komisionit Jim Jordan pyeti më tej  Dr. Anthony Fauci për censurimin e informacioneve që faktin që virusi lindi në një laborator: “Pse është kaq e rëndësishme që virusi nuk ka lindur në një laborator?”

“Nuk i përgjigjem dot kësaj,” tha Fauci duke thënë se mbante “mbante ende një mendje të hapur për debatin e origjinës së COVID”.

Email-et tregonin se Fauci dhe të tjerë në shkurt 2020 dyshonin për një dalje nga laboratori por shpejt u tërhoqën nga idea në një konferencë me analistin Dr. Francis Collins e të tjerë, shkruan rrjeti NewYorkPost./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button