ShowBiz

Albano: Roberti nuk ka formimin e duhur të debatoj me mua, u largova nga ferma në shenjë proteste

Aktori Albano Bogdo ka reaguar për herë të parë pas largimit të papritur nga “Ferma VIP”, pas debatit që pati me Robert Aliajn.

I ftuar në spektaklin e sotëm, Albano deklaroi se ai ka dashur ta marrë këtë vendim edhe më parë, kur pa që gara ishte e pabarabartë, me hyrjet e reja, Xhensilën dhe Robertin.

Albano shtoi se Roberti nuk ka kurajo dhe formimin e duhur për të debatuar me të.

“Unë doja të ikja më parë kur pash që gara ishte e pabarabartë, kur hyri Roberti me Xhensilën.

Roberti nuk ka kurajon të përplaset me mua, nuk ka as formimin e duhur. Gjithë jetën piktura ka bërë dhe nuk përballet dot me mua. Shkoj si kalama 12 vjeç, qau tek Agai pse nuk bën Albano punë tek stalla, ndërkohë që ai është një vit më i vogël se babai im. Ai kur erdhi, erdhi me frymëzim për kafshët dhe nuk shkoj asnjë moment të vetëm.

Unë i kërkova Agait ndihmë që nëse del ndonjë rebel, të dal ënë sfidë. Roberti erdhi dhe më tha që do ikësh të flesh tek fakiri se unë jam Agai. Dhe unë i thash ti nuk je Agai dhe nuk ju binda. Unë shkova fola me Again në plevicë dhe i thash nëse i jepni Robertit këtë fuqi, më vini në pozitë të vështirë”, tha Albano.

Vendimin për largimin nga ferma, Albano tha se e ka marrë në formë proteste, për të mbrojtur të drejtat e tij.

“Është e drejta ime qytetare që të protestoj kur shoh padrejtësi. I jepet Robertit një mbështetje e madhe me vetëm 10 ditë… për të mos fyer fjalën e Agait, unë u largova nga ferma. Për qejf shkoj të fakiri, jo kur do Roberti dhe qejfet e Robertit i pranon Agai.

Unë fermën time e kam fituar e nuk ka Robert që ma heq”, tha Albano.

Por fermerët, edhe sot shprehën hapur mungesën që ndjejnë për aktorin dhe i rikujtuan edhe një herë se ka bërë gabim që është larguar.

“S’më del inati, ke bërë gabimin më të madh që ke ikur. Do ta fus me këpucë kokës”, tha Çiljeta.

“Na mungon që tani”, shtoi Renisi

“Ta tregoj unë kur të dal”, deklaroi Ditea./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button