A solli Heidi një shembull të ri në lojën e BBV?
Pas përplasjeve të shumta në mendime mes banorëve, ka qenë Ori ajo që ka dhënë mendimin e saj lidhur me Heidit.
Mbrëmjen e sotme, në takimin e fundit të të gjithë banorëve të edicionit të tretë të BBV është diskutuar sjellja e Heidit, ku shumë prej banorëve e kanë konsideruar si një njeri të ftohtë dhe skuthe.
Pas përplasjeve të shumta në mendime mes banorëve, ka qenë Ori ajo që ka dhënë mendimin e saj lidhur me Heidit.
E pyetur nga Ledion Liço nëse Heidi solli një shembull të ri në lojën e BBV, opinionistja është përgjigjur:
“Unë absolutisht mendoj që Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë BBV por mendoj që nuk e pati të vështirë. Mendoj se kjo ka qenë pjesë e nuhatjes dhe inteligjencës së saj që të luante pikërisht në rolin e mbrojtjes së polit pozitiv, që nuk sulmonte e para, që nuk denigronte, që nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument, e bënte përndryshe thjesht me një përtoj. Nga ana tjetër, patjetër që e kishte luksin ta bënte këtë gjë pasi kishte edhe romancën që donte, s’donte e ndihmonte të ishte pjesë e situatave në shtëpi. Të qënurit finaliste në polin pozitiv, në nëj Big Brother që të gjithë luftuan fortë që të kapnin finalen, mendoj që ishte aq sa zgjuari, nuhatje edhe rrethanë”./gsh