“Çdo gjë harrohet, shija ngelet”/ Takimi i fundit i ish-banorëve, përplasjet e ashpra në post BBV3: Je arrogante…
Mbrëmjen e kësaj të shtune, ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do të bëhen bashkë për herë të fundit për post “Big Brother VIP3”
Mbrëmjen e kësaj të shtune, ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do të bëhen bashkë për herë të fundit për post “Big Brother VIP3”.
Nën drejtimin e Ledion Liços, sonte ora 21:00, mund të ndiqni debatet e ish-konkurrentëve dhe se si janë raportet e tyre pas përfundimit të këtij edicioni të tretë të reality show-t, vetëm në ekranin e Top Channel!
Nga promo e publikuar në rrjetet sociale, vihet re se kush janë ish-banorët që do të flasin sot:
Sara: Nuk jam personi që jam sulmuar, është vënë dhe epiteti “kurban”
Juli: Sigurisht që kam fituar unë
Egla: Për mua je fitues lali, e ke fituar ti
Rike: Për mua është thjeshtë e dashura e Romeos dhe kaq
Graciano: Heidi, je arrogante
Heidi: Unë duhet ta mbroj veten time
Graciano: E vërteta dhemb Erjola
Ledioni: Çdo gjë harrohet, shija ngelet
Ky edicion i tretë ishte i mbushur plot me surpriza, debate dhe thyerje rekordesh, ndërsa fituese u shpall aktorja Egla Ceno, e cila mbajti mbërthyer para ekranit publikun shqiptar.
Finalistët e tjerë ishin Julian Deda, Romeo Veshaj, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi. Ky edicion gjithashtu ka kaluar çdo parashikim audience, si shkak edhe të garës shumë të fortë mes 5 finalistëve.
/gsh