Life Style

“A je bashkë me Elgitin?”/ Klea Huta ka diçka për t’u thënë ndjekësve: Unë dua vërtetë…  

Klea Huta ka bërë një ditë më parë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në rrjetin social, “Instagram”

Klea Huta ka bërë një ditë më parë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në rrjetin social, “Instagram”.

Fansat e saj kanë qenë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë gjëra rreth saj. E sigurisht që nuk kanë munguar as pyetjet në lidhje me jetën e saj private.

“A je bashkë me Elgitin, a e do atë?”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit Klea i është përgjigjur përmes një video të postuar në “Instastory”.

“Jo, jo nuk jam me Gitin”, dëgjohet të thotë Huta, teksa tregon se në fakt ishte në makinë me bashkëshortin e saj.

“Të do Giti më shumë apo ti Gitin?”, ishte pyetja e radhës nga një tjetër fans. Këtu dëgjohet zëri i këngëtarit të njohur i cili thotë “hë, fol” dhe pastaj shton: “Të marrim një peshore dhe peshojmë zemrat”.

“Si ndahet ky muhabet që t’a dimë edhe ne. Për shembull unë dua vërtetë ta di se si ndahet kush do më shumë kë? Sepse unë nuk mendoj miq që dikush do më pak apo dikush do më shumë. Secili dashuron dhe do në mënyrat e veta. Sipas formimit të tij, sipas ndjesive, mendimeve, dëshirave. Nuk ndahet dot, është pyetje shumë e gabuar, pavarësisht se ti e ke me të qeshur dhe unë me të qeshur e mora. Ju dua gjithsesi”, thotë më pas Klea.

Klea1 1

Ndërkohë kujtojmë se Klea dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2023. Çifti i njohur është prind i një djali, Krid. / Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button