Sa orë gjumë duhet të bëjnë bebet?
Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët fillojnë me 16 orë tek foshnjat dhe të paktën tetë orë gjumi për adoleshentët.
Një udhëzim është publikuar nga Akademia Amerikane për Mjekësi Gjumi.
Aty përfshihen rekomandime nga pediatër të ndryshëm për grupmosha të ndryshme sa i përket nevojave të tyre të gjumit.
Sipas tyre gjumi adekuat është i lidhur me përmirësim të vëmendjes, sjellje, të mësuarit, shëndet fizik dhe mental në çdo moshë.
Për më tepër gjumi i pamjaftueshëm rritë mundësinë për diabet, aksidente, depresion, ndërsa tek adoleshentet edhe lëndime ndaj vetes dhe tentim për vetëvrasje.
Orët e rekomanduara janë si më poshtë:
12 – 16 orë për foshnjet 4-12 muajsh
11 – 14 orë për fëmijët 1- 2 vjeç
10 – 13 orë për fëmijët 3-5 vjeç
9 – 12 orë për fëmijët 6-12 vjeç-bw