ShowBiz

Rihyrja e Dijonisit shtyn Albanon të largohet nga “Ferma VIP”, aktori: Nuk kemi të njëjtin arsenal për të luftuar

Rihyrja e Dijonis Bibës, por edhe hyrjet e reja si Robert Aliaj dhe Xhensila Pere në këtë pikë të lojës, duket se kanë qenë arsyeja pse aktori Albano Bogdo dëshironte të largohej nga “Ferma VIP” në premten.

Atij ju kërkua nga Agai të qëndronte edhe disa ditë për të reflektuar, ndërsa në spektaklin e sotëm ai është pyetur për aryset pse e çuan drejt kësaj deklarate.

Sipas Albanos, ai duke qenë se ka hyrë që nga dita e parë, nuk ka të njëjtin arsena armësh për të luftuar me Dijonisin dhe hyrjet e reja.

Të jem i sinqertë fare, se nuk kam asnjë gjë me asnjë, më duket e pabarabartë që të vijnë njerëz të rinj kaq vonë në garë dhe të kenë shanse të barabarta me ne që kemi që nga dita e parë. Puna e Dijonisit më ka bërë konfuz. E di që e ka rikthyer publiku me vota, por mua kështu më duket.

Nuk kam asnjë gjë me rikthimin e Dijonisit, më mirë ky se ndonjë tjetër, por u ndjeva sikur nuk kam të njëjtin arsenal për të luftuar njësoj me këta që kanë ardhur më vonë”, tha Albano.

Aktori më tej tha se u tërhoq nga deklarata e parë dhe ka vendosur që të qëndrojë.

“Kam vendosur të qëndroj. Ndonjë herë habitemi. Shumë fermerë më kanë thënë pse nuk i shkon fjalës deri në fund dhe pse nuk ikën. Unë jam shoëmen, por nuk bëra shoë. Nëse nuk lejohet të qëndroj pasi e thash fjalën nuk e kam problem. Ose po doni hapni një sondazh për mua dhe pyesni njerëzit nëse duhet të qëndoroj apo jo. Momentin e reflektimit nuk dua ta them. Tani më ndihmon vetëm Allahu, jo Keli. Keli mund të përpiqet”, tha Albano./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button