Leclerc flet me lot në sy: Ishte ëndrra ime të fitoja në vendlindje, ja kujt ia dedikoj
Ishte fundjava e Ferrarit dhe e Charles Leclerc.
Piloti 26-vjeçar arriti të triumfonte në çmimin e madh të Monaco-s.
Suksesi bëhet edhe më i veçantë për Leclerc, pasi është fitorja e parë në këtë sezon dhe vjen pikërisht në vendlindjen e tij.
Pas garës, piloti i Ferrari-t foli me shumë emocione dhe i prekur për këtë arritje, teksa ka një dedikim për këtë ditë:
“Nuk di se çfarë të them, ishte një garë shumë e vështirë pasi vinim nga një tjetër “Pole-Position”, por pa rezultate.
Fitore që e kam ëndërruar gjithmonë. Gjatë gjithë garës mendoja për tim atë.
Falë tij jam ky që jam sot. Ishte edhe ëndrra e tij dhe u realizua”
Më tej, Leclerc foli për garën e MonteCarlos, ku nuk e humbi për asnjë moment kryesimin në cirkuitin që konsiderohet nga më të vështirët për të kryer parakalime:
“E dija që gomat dhe makina ishin në gjendje perfekte.
Një falënderim i veçantë për të gjithë që më ndihmuan në këtë sfidë. Udhëzimet nga skuadra ishin të duhurat dhe i përgëzoj-mbylli deklaratën e tij piloti i Ferrarit./OraNews