Life Style

Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Romeo Veshaj ka qenë ndër të pestë finalistët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Në një përballje me aktoren Egla Ceno, ai u eliminua, duke bërë kështu që të ishte i treti në listë.

Ai duket se nuk e priti mirë këtë, ndërkohë që si finalist i takonin 10 mijë euro nga produksioni.

Pas fjalimit që mbajti, moderatori i programit Ledion Liço ia dorëzoi çekun, e madje ia ngatërroi edhe emrin duke e thirrur ‘Donald’.

Siç shihet, kjo nuk i bëri përshtypje Romeos i cili e la në tokë dhe shkoi për ta përshëndetur mikun e tij, Lisi Myrtën.

Fituese e këtij edicioni vlen të ceket se u shpall aktorja e njohur, Egla Ceno.

Julian Deda ishte i dyti në renditje, duke bërë kështu që t’i fitojë po ashtu 10 mijë euro. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button