“Nuk jam i mërzitur…”/ Fjalët e para të Jul Dedës pas përfundimit të BBV3: Egla ka…
Julian Deda, i cili u rendit i dytë në edicionin e tretë të “Big Brother VIP” ka reaguar për herë të parë, duke thënë se Egla Ceno…
Aktori i humorit, Julian Deda, i cili u rendit i dytë në edicionin e tretë të “Big Brother VIP” ka reaguar për herë të parë, duke thënë se Egla Ceno e meritonte fitoren.
Në një prononcim pas finales mbrëmjen e djeshme (25 maj), Juli u shpreh se ai fitoi përballë saj pak javë më parë, por diferenca ishte shumë e vogël.
Sipas tij, Egla ka rikuperuar shumë dhe në fund e ka merituar fitoren. Ai theksoi se e shijoi pa fund këtë eksperiencë.
“E kisha parashikuar, e kam thënë edhe aty brenda edhe radhitjen, do dali Meritoni, Heidi, Romeo. Pastaj te podi ishte shumë e vështirë. Ju e dini që një avantazh që kam pasur para 3-4 javësh ku futa veten time me Eglen sepse e dija që ishte e fortë. Avantazhin e fitova, por problemi ishte që unë e fitova me avantazh shume të vogël. Egla ka rikuperuar goxha dhe normalisht e meritonte. Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur”, tha Juli për Top Albania Radio.
Kujtojmë që në finale e madhe të BBVIP ishin pesë konkurrentë, Egla Ceno, Heidi Baci, Julian Deda, Romoe Veshaj dhe Meriton Mjekiqi./gsh