Kulturë

“DUAJE EMRIN TËND”, THOMA SIMAKU: MUZIKA E FILMIT QË MË HAPI SHUMË DYER…

Kompozitori Thoma Simaku është bërë i njohur për publikun shqiptar 40 vite më parë nëpërmjet kompozimit të këngës së filmit “Duaje emrin tënd”.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai ka treguar se muzika e filmit i hapi shumë dyer, pasi në atë kohë sa kishte mbaruar universitetin dhe ishte vetëm 24 vjeç.

Simaku zbuloi se sot kur e dëgjon kjo muzikë e kthen pas në kohë dhe krijon një nostalgji të veçantë.

“Jam i bindur që të gjithë e duam emrin tonë, sepse me atë lindim dhe me atë vdesim. Por më duket se ti e ke për titullin e filmit tonë “Duaje emrin tënd”.

Sapo kisha mbaruar universitetin, isha vetëm 24 vjeç kur e krijova muzikën e këtij filmi.

Është me të vërtetë nostalgji kur e dëgjoj këtë muzikë. Po e provoj për herë të dytë këtë emocion gjatë kësaj vizite në Shqipëri, sepse para disa ditësh u bë një koncert në Shkodër me filarmoninë e Shkodrës dhe me dirigjent Jetmir Barbullushin, i cili nëpërmjet të tjerave kishte zgjedhur dhe këtë fragment nga muzika e filmit. Ta dëgjosh atë muzikë që ti e shkruar para 40 vjetëve, sigurisht që është një nostalgji”, rrëfeu kompozitori./abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button