Life Style

“Votat e mia kanë shkuar për…”/ Dy ish-banoret e BBV3 zbulojnë për cilin finalist kanë votuar

Ditën e sotme ishin të ftuara në emisionin “Wake Up” dy ish-banore të “Big Brother VIP3”, Françeska Murati dhe Dea Vieri

Ditën e sotme ishin të ftuara në emisionin “Wake Up” dy ish-banore të “Big Brother VIP3”, Françeska Murati dhe Dea Vieri. Ato të dyja kanë komentuar pak lojën e 5 finalistëve të këtij edicioni të reality show-t.

Ndërkohë të pyetur se për kë do të votojnë ose për kë kanë votuar, dy ish-banoret u përgjigjen kështu:

Françeska: Unë kam votuar për Meritonin deri tani, por gjithashtu i meritojnë votat edhe Juli me Eglën. Për mua kjo është treshja ime dhe nuk ka luajtur që kur kam qenë brenda dhe tani që jam jashtë

Blendi: Të ka mërzitur ndonjë gjë me çiftin, Heidi-Romeo?

Françeska: Jo, absolutisht. Janë shumë të mirë dhe ju uroj gjërat më të mira në jetën e tyre. Për mua Romeo do ngelet një shok shumë, shumë i mirë kur të dalë jashtë, thjesht për ata të dy kam parë që e vetmja gjë që kanë bërë në atë shtëpi ka qenë se janë marrë me njëri-tjetrin. Nëse nuk do ishin çift, ça do kishin bërë në shtëpi?

Dea: Unë kam suportuar Meritonin. Më pëlqen se Meritoni ka treguar veten e vet në të gjitha format, ngjyrat. Ka luftuar vetëm aty, ka patur një raport dashurie, ka patur edhe luftë me disa nga banorët. Mendoj se këtë edicion ai realisht meriton të fitojë, se është treguar një djalë me vlera/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button