ShowBiz

“Si më dhe frymë kur bota po ma merrte”, fjalët emocionuese të Sara Gjordenit për pritjen e ëmbël

Videon e shpërndarë në Instagram, modelia e ka shoqëruar me një shkrim emocionues për beben që pritet të vijë në jetë.

“Po si ta falënderojë Zotin mami që erdhe ti o dritë? Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?

Si munde që në vend që e liga e mllefi të rritej brenda meje nga gjithçka po ndodhte, Zoti të solli ty dhe më tha Stop; rrit të mirën brenda teje! Si ta falënderojë mami Zotin që për kaq ditë ja plotësoi lutjet?

Unë e di o frymë që ti je shenja më e madhe që më ka ardhur ndonjëherë nga qielli se asnjë e keqe nuk e thyen njeriun e mirë. Je shenja më e madhe e dritës, e shpresës, e forcës, e pathyeshmërisë sime!

Je arsyeja pse mami çdo mëngjes i qesh babit se akoma nuk e besojmë sesi je mes nesh … Mami të është borxhlie gjithë jetën për forcën që i dhe! Asgjë që do të të jap në këmbim s’do e shlyejë kurrë”, shkruan Sara.

Kujtojmë se Sara dhe Bardhi janë njohur gjatë rrugëtimit të tyre në Big Brother VIP3, një nga emisionet që ka thyer rekorde shikueshmërie.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri çifti ka dhuruar momente të bukura, por nuk kanë munguar as krisjet mes tyre. / OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button