ShowBiz

“Këtu nuk është familje, është bordello”, fermerët revoltohen ndaj deklaratës së Robertit

Debati mes Robertit dhe Dijonisit agravoi më tej, ku ndërhyri edhe Albano.

Pas deklaratës së Robertit, i cili tha se nuk është dele, Albano e pyeti nëse ai ndihet si ujk në fermë dhe të tjerët janë bagëti.

Fermeri iu përgjigj se ai foli për veten e tij dhe nuk quajti asnjë tjetër dele.

Debati mes tyre, nuk u  mbyll këtu, por vazhdoi më tej me Albanon, i cili i kërkoi shpjegim Robertit për diçka që ai tha në mëngjes.

Sipas Albanos, Roberti tha se “këtu nuk është shtëpi, por bordello”, deklaratë kjo që acaroi aktorin, i cili i kërkoi sqarime.

Si përgjigje, Aliaj i kërkoi fermerëve të hyjnë në shtëpi, pasi ai ka ftohtë jashtë.

Fermerët e ndoqën nga pas, ku i kërkuan sqarime për deklaratat e tij.

Pjesë nga biseda:

Albano: Ti je ujku?

Roberti: Jo vëlla, këtë po e thua ti. Unë thash s’bëj pjesë tek tufa e deleve, kaq.

Albano: Ngaqë mban syze?

Roberti: Po ky i vuri re syzet. Unë po i them Dijonisit për diçka që e ka parë, ju nuk kuptoni fare.

Albano: Kush nuk kupton. Çdo të thotë? Meqë na përgjithësove?

Roberti: Nuk ju përgjithësova unë, pse e përfshini veten?

Albano: Na the kur ishim të gjithë në mëngjes, bordello.

Roberti: Mos i jep tani.

Albano: I jap meqë u nis, ta mbyllim sot.

Dijonisi: Nuk e paskam dëgjuar këtë pjesë. Kush është bordello?

Baby G: Çfarë është bordello?

Xhesika: Shtëpi s* ksi.

Dijonisi: Nuk e kam dëgjuar.

Albano: Këtu nuk është familje, është bordello.

Roberti: A mund të futemi içik brenda?

Albano: Pse? Ne po diskutojmë këtu.

Roberti: Kam ftohtë, ma do qejfi.

Albano: Tani na e shpjego, ç’ishte kjo? Ka femra këtu, ka burra.

Roberti: Ku prekesh ti nga gjërat që ndodhin në këtë shtëpi? /vizionplus.tv/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button