“Zorraxhinj!”, Ditea preket nga komenti i Robertit: Të gjithë ashtu jemi këtu!
Roberti ka vijuar me komentet e tij ndaj fermerëve të tjerë, të cilët këtë herë i quajti zorraxhinj.
Xhesika i kërkoi që të priste të tjerët dhe të hanin bashkë, pasi ai po konsumonte diçka në kuzhinë, por kjo kërkesë nuk u prit mirë nga Roberti.
Fermeri theksoi se të gjithë duan të ngopin zorrën, por ky reagim nuk u pranua nga Ditea, e cila reagoi e indinjuar.
Pjesë nga biseda:
Renisi: Po ti fillove të haje?
Xhesika: Po ti pse nuk na pret neve të ulemi gjithë bashkë
Renisi: E kisha tek stërvitja unë sepse kishim lënë stërvitjen
Roberti: Po çfarë të bëj unë tani? Po vdesim këtu, tjetra vjen këtu do të hajë dy gjëra të ngopë zorrën. Ju jeni zorraxhinj, jo zorraxhinj, po në kuptimin e urisë
Nga ana tjetër, Ditea e prekur nga ky koment tha se të gjithë janë njësoj, pasi hanë dhe pinë gjëra që ua sjell Agai.