ShowBiz

“E vendosa, vitin tjetër…”/ Ina Kollçaku dëshiron të jetë pjesë e BBV4?

Më 25 maj është finalja e madhe e “Big Brother VIP3” dhe të gjithë po presin me padurim për të mësuar emrin e fituesit të këtij edicioni të reality show-t

Më 25 maj është finalja e madhe e “Big Brother VIP3” dhe të gjithë po presin me padurim për të mësuar emrin e fituesit të këtij edicioni të reality show-t.

Mbrëmë Vëllai i Madh vendosi që t’u bënte një surprizë 5 finalistëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Disa nga gazetarët e ekranit të Top Channel iu bashkuan për pak orë banorëve. Ed Manushi, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Bieta Sulo, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi dhe Ina Kollçaku darkuan mbrëmë me Julian Dedën, Romeo Veshajn, Meriton Mjekiqin, Egla Cenon dhe Heidi Bacin.

Në një moment teksa të ftuarit po largoheshin nga shtëpia e BBV3, Ina u shpreh se e ka vendosur që vitin tjetër do bëhet pjesë e reality show-t.

Kollçaku po bisedonte me Eglën dhe duke qeshur tha se e ka vendosur për vitin tjetër, ndërkohë aktorja e njohur i tha ‘se nuk do jem vitin tjetër dhe nuk do jetë kaq bukur’.

Pjesë nga biseda:

Ina: Ina vitin tjetër e vendosi po lëre tani

Egla: Do vish? Po nuk do jem unë vitin tjetër

Ina: Ti do të më komentosh

Egla: Kurrën e kurrës. Nuk do jem vitin tjetër që të duket kaq bukur

Ina: Ti do të më komentosh

Egla: Lali nuk do të duket kaq bukur, lëre

Ina: Nuk i dihet

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button