Albano tregon si u mashtrua: Më duhen lekë për ilaçe
Albano teksa po bisedonte me fermerët, tregoi një histori sesi e mashtroi një person dhe i mori paratë.
Ai tha se po kalonte një periudhë të vështirë ekonomike, kur një burrë e ndaloi në rrugë dhe i kërkoi ndihmë.
Siç tha Albano, ai i tregoi një recetë të firmosur nga një mjek, ku i kërkoi para pasi nuk plotësonte shumën monetare që i nevojitej për të blerë ilaçe.
Fermeri e ndihmoi, por pas disa ditëve kuptoi që ishte mashtrim, pasi po i njëjti person po i kërkonte ndihmë njerëzve duke përdor të njëjten skemë si me të.
Siç tregoi, ai i mori paratë që kishte mbledhur.
“Kisha rreth 6000-7000 mijë lekë në xhep, lekët e fundit të jetës. Doja edhe10 ditë të merrja rrogën. Më del një burrë me recet, të firmosur nga një mjek dhe më kërkoi disa lekë. Ai tha se ishte pensionist dhe i duheshin lekë të blinte ilaçet për gruan e tij, e cila ishte shumë sëmurë. E besova. Më tregoi pensionin dhe tha që kam vetëm 7200 lekë dhe më duhen 2800 për të bërë 10000 lekë të blej ilaçet. Thashë me vete jepi lekët se nuk do të vdesësh dhe e ndihmova. Sërish pash të njëjtin burrë, duke i kërkuar lekë njerëzve, po me të njëjtën mënyrë si më kërkoi mua. Më mashtroi. Shkova bashkë me shokun tim dhe i mora lekët, kishte rreth 30000-40000 lekë me vete”, tregoi Albano. /vizionplus.tv/