Konkursi që e duan të gjithë, gara se kush fle më shumë gjumë
Është konkursi i vetëm që të gjithë do të dëshironin të fitonin. Koreano-jugorët mbyllën sytë dhe u qetësuan për një garë gjumi që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e pushimit në një komb që shënon një nga cilësitë më të ulëta të gjumit në botë.
Power Nap Contest” u mbajt në parkun e lumit Han në Seul, ku rreth 100 njerëz, disa të veshur me rroba gjumi, u mblodhën për të bërë një garë të mbyllur për një orë e 30 minuta. Si sfidë për gjumin e pjesëmarrësve ishin gudulisja e puplave, pëshpëritjet apo zhurmat e mushkonjave. Për të përcaktuar fituesin u bë matja e rrahjeve të zemrës, sa më i madh të jetë ndryshimi midis ritmit të zemrës para dhe gjatë gjumit, aq më e mirë është cilësia e gjumit.
Organizatorët thanë se ky event synon t’u sigurojë individëve të privuar nga gjumi një hapësirë për të pushuar. Ata që morën pjesë shpresojnë se kjo do të sjellë më shumë vëmendje ndaj nevojës për zakone më të mira të gjumit në Korenë e Jugut.
Një 24-vjeçar, i cili erdhi në konkurs me një jastëk në qafë dhe syze dielli, tha se vendi i tij është i njohur për shoqërinë e tij konkurruese dhe rëndësia e gjumit duket se është nënvlerësuar.
Sipas Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, vendi regjistron kohëzgjatjen mesatare më të ulët të gjumit midis kombeve të OECD-së, me qytetarët që flenë mesatarisht vetëm 7 orë e 41 minuta në natë, dukshëm më e ulët se mesatarja e OECD prej 8 orë e 22 minuta./TEMA