Si e priti familja romancën e saj me Meritonin? Ilnisa e thotë troç: Kisha disa pikëpyetje…
“Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë”
“Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë. Ti nuk mendon për të tjerët, nuk mendon se çfarë do të thonë të tjerët. Edhe kur ndodhi nuk e mendova. Aty fshihet çdo gjë, ti nuk mendon më për të tjerët”.
Kështu u shpreh Ilnisa Agolli mëngjesin e kësaj të marte në emisionin “Wake Up” teksa po fliste për ndjenjën e dashurisë për Meriton Mjekiqin.
Ish-banorja e “Big Brother VIP3” tregoi gjithashtu edhe se si e ka pritur familja e saj romancën me moderatorin, me të cilin u lidh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Familja ime e përqafon shumë këtë raport dhe e shohin shumë të përgjegjshëm, siç dhe ai është. Jam shumë e lumtur. Kisha disa pikëpyetje për familjen, por tani…”, tha gazetarja e njohur.
Por jo vetëm kaq, pasi Ilnisa tregoi se edhe ajo ka një raport të mirë me familjarët e partnerit./gsh