Lajme

Moment historik! Shqiptarët bashkohen për kandidatin e parë shqiptar për eurodeputet, Muharrem Salihun

Në një moment historik për komunitetin shqiptar në Itali, kandidati i parë shqiptar për eurodeputet, Muharrem Salihu, zhvilloi një seri takimesh me shqiptarët në provincat e Pergine, Rovereto dhe Bolzano, në rajonin e Trentino Alto-Adige.  

Gjatë këtyre takimeve, Salihu prezantoi platformën e tij politike dhe diskutoi vizionin e tij për të ardhmen, duke u njohur edhe me kërkesat dhe nevojat specifike të komunitetit shqiptar atje. Në një bisedë të hapur, kandidati diskutoi edhe mbi rëndësinë e përfaqësimit të komuniteteve të vogla në strukturat e mëdha politike si Parlamenti Evropian. Përveç me përfaqësues të komunitetit shqiptar, Salihu u takua edhe me zyrtarë lokalë për të diskutuar mbi sfidat e integrimit dhe për të përforcuar bashkëpunimin ndërkulturor dhe institucional.

Këto takime ishin të veçanta dhe domehtënëse sepse për herë të parë shqiptarët, përtej ndasive partiake e ideologjike, u bashkuan rreth një kandidati të përbashkët shqiptar.  Zgjedhjet evropiane të cilat do të mbahen me 8 dhe 9 qershor, kësaj rradhe do të jenë të një rëndësie historike, pasi për herë të parë shqiptarët mund të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlamentin Evropian./PANORAMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button