Vuçiç në Shkup një ditë para votimit të kryeministrit shqiptar, flet kundër Kosovës dhe sulmon Parlamentin Evropian
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka marrë pjesë të shtunën në Akademinë për Shën Savën.
Atë e kanë pritur Presidenti Stevo Pendarovski dhe Kryeministri në largim Dimitar Kovachevski.
Aty Vuçiç ka folur për popullin maqedonas duke thënë se serbët s’kanë popull më të afërt se ta.
Nesër në Maqedoni pritet të votohet Qeveria kalimtare e Maqedonisë së Veriut ku në krye të saj do të jetë Talat Xhaferi.
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që me maqedonasit të ndërtojmë marrëdhënie sa më të afërta, nuk kemi ( popull), më të afërt.
Ne nuk kërkojmë asgjë, nuk kërkojmë asgjë, i duam vëllezërit dhe motrat tona maqedonase dhe besoj se kjo marrëveshje, e cila do të hyjë në fuqi më 1 mars, për lejet e përbashkëta të punës dhe tregun e vetëm të punës, do të kontribuojnë në bashkëpunim edhe më të ngushtë”, u tha Vuçiq gazetarëve./OraNews