ShowBiz

Vështirësitë e Baby G si kryefermere, Xhesi dhe Flori debatojnë me këngëtaren

Këngëtarja  Baby G që prej ditës së premte, ishte në rolin e kryefermeres, të caktuar nga Agai.

Ajo tha se është përballur me vështirësi dhe kundërshti nga ana e fermerëve, ku theksin e vendosi tek Xhesika Polo.

“Unë dua tu them faleminderit fermerëve që kanë bashkëpunuar me mua. Jam e lumtur me punët e shtëpisë dhe punët e stallës. Nuk ishte shumë e lehtë, por kam kaluar bukur sepse kam pasur pranë Albanon, Çiljetën dhe Glorian. Vetëm Xhesi ka qenë kundër meje ditën e parë, pastaj ditët e tjera ka qenë mirë. Flori ka pasur edhe këmbën pak sëmurë dhe ka dashur të pushojë. Renisi dhe Elsa kanë qenë të ngarkuar me koncertin. Xhesi ma bëri për inat, por unë i kam dhënë punët e lehta dhe i kam kryer punët e saj. Por nuk është mirë të përdorësh shëndetin. Në përgjithësi i falenderoj të gjithë por më shumë Albanon, Çiljetën dhe Glorian”, tha Baby G.

Këngëtarja Xhesika Polo u shpreh se i ka kundërshtuar urdhrat e Baby G, për arsye se kjo e fundit i ka folur me arrogancë dhe ajo ka shprehur revoltën e saj.

Ka pasur dy anë kjo histori. Unë nuk kam pasur tendenca të prish rrugëtimin e askujt këtu. Kishim një mëngjes të bukur, po gatuanim krepa për të gjithë fermerët dhe erdhi Baby G me një qasje arrogante dhe ndërhyri në marrëdhënie që nuk i takojnë. Vendos ta tregoj revoltën time. Sa për pjesën e shëndetit isha në cikël mestrual dhe i shtoi më shumë arsyet”, tha Xhesi.

Por pakënaqësi shfaqi edhe Florjan Agalliu, për rolin e Baby G si kryefermere.

“Baby ndau detyrat, kur ne ishim akoma në ato emocione dhe më tha që duhet të bëja shumë punë. Unë i refuzova dhe Baby erdhi e bëri një skenë tjetër. Ditën tjetër, unë kam punuar si kurrë më parë. U zhgënjeva prapë nga Baby kur tha emrat e fermerëve që kishin punuar më shumë dhe mua nuk më përmendi”, tha Flori./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button