Life Style

Tatuazhi misterioz që nuk u zbulua, Erjola rrëfehet për dashurinë e madhe të jetës

Linja e jetës së saj ka qenë një ndër më të komentuarat, madje edhe nga personazhet e njohur të ekranit. Shkak, guximi për të treguar publikisht një histori të trisht, pas një dhunimi sistematik nga partneri.

Por Erjola e ktheu në forcë të gjithën duke dashur të jetë një zë i fortë për të gjitha vajzat dhe gratë që mund të kenë përjetuar ose janë duke duruar dhunën nga gjinia tjetër.

Edhe pse ajo ia doli mbanë, disa gjurmë mbeten. Si edhe disa simbole. Nuk dihet nëse kjo pikturë në lëkurë është pikërisht simbol i të gjithë kësaj historie që moderatorja rrëfeu para të gjithëve, por megjithatë, tatuazhi për të cilin ajo nuk deshi të flasë asnjëherë ka të bëjë pikërisht me dashurinë.

Çfarë është 228 – një tatuazh që Erjola mban në dorë? Moderatorja tha sot për “Mos i bjer me Top”, se është një dedikim personal: “Po, është një dedikim imi personal. Besoj se nën rreshta kuptohet” – shtoi moderatorja.

Pyetjes pasuese nëse 228 është dashuria më e madhe e jetës, Erjola do të donte të mos i përgjigjej, por para kolegut të saj vendosi të flasë hapur: “Po, me dashurinë ka të bëjë. Do e hap zemrën te ty. Po.” – konfirmoi ajo, por Ronaldo e la me aq, pa dashur ta vërë më shumë në siklet kolegen e tij./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button