“Me ikjen e Ilnisës u lëndova…” Meriton Mjekiqi: Thoja a ka mundësi njeriu me dashuru kaq shumë…
Meritoni ka zbuluar se si Ilnisa arriti që të fitonte dashurinë e tij…
Sot ishte episodi i fundit i emisionit më të dashur nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “BBV – Live nga shtëpia”, vetëm në valët e Top Albania Radio. Në këtë episod të fundit, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpi të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.
A ishte e parashikuar një lidhje në BBV para se të hyje?
Meriton: Para se të hyj këtu, më thoshte një shok do lidhesh, do lidhesh, i thoja po ik oreee, jo se nuk lidhem..
Si e fitoi Ilnisa dashurinë tënde?
Merioni: E dua për femrën që është, për nënën, për shpirtin, talentin dhe për dashurinë që më ka dhënë dhe i kam dhënë, thoja a ka mundësi njeri me u dashuru kaq shumë.
Me ikjen e Ilnisës u lëndova, ishte dhoma e bardhë një përjetim tjetër nga çifti në suitë, ishte Egla aty, për mua ishte një lojë e Eglës për me na fut atje dhe që njëri prej nesh të linte shtëpinë. Koha kur Ledioni mori zarfin dhe lexoi emrin e Ilnisës, unë u ula s’ kisha dëshirën me u çu me u ngrit, me vazhdu. Mendoj për një beshush, fejesë martesë jashtë./gsh