Life Style

Mori ftesë për në “BBV”/ Egli zbulon të vërtetën: Ja cila është arsyeja pse nuk u bë pjesë e tij

E ftuar në “E Diell N’trip” ka qenë ish-partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako e cila gjatë intervistës së saj është ndalur dhe tek formati i “BBV3” duke komentuar për situatat e ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi, ku ka theksuar se për të, dy finalistët e fundit janë Romeo dhe Juli pasi i sheh më të fortë se pjesa tjetër e finalistëve.

Sakaq, Argjira e ka pyetur lidhur me ftesën që Egli ka marrë për t’u bërë pjesë e “BBV3” dhe Egli shprehet se arsyeja që ajo nuk hyri ka qenë sepse e ka menduar që nuk ishte një moment i përshtatshëm për të.

Siç e përmendëm më sipër, Egli ka patur një lidhje me këngëtarin Olsi Bylyku i cili gjithashtu ishte pjesë i formatit të “BBV3”, rrugëtimi i të cilit përfundoi shumë shpejt. Mos ndoshta prezenca e Olsit e ka ndaluar Eglin të bëhej pjesë e “Big-ut”?????

/SOT.COM.AL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button