“Të nuhas kundërshtarin…”/Egla zbulon nëse ka bërë lojë me Julin në BBV!
“Nëse padashje kam lënduar dikë, sigurisht që më fal, me përuljen më të madhe.”
Big Brother Live nga shtëpia është rikthyer në Top Albania Radio dhe me moderatoret Elona Duro e Jonida Aliçkolli me finalistët e këtij edicioni të 3-të të spektaklit më të ndjekur në vend. Dhe e nisi Egla, për të cilën, fakti që ka mbërritur deri këtu është me shumë rëndësi që siç tha “publiku e ka përqafuar”.
A ka luajtur Egla me Julin?
Me Julin nuk kam luajtur, jam munduar ta kuptoj, të nuhas kundërshtarin, të di kush është thëngjill i mbuluar për mua. Nuk kam mundur ta lexoj shumë shpejt. Ka qenë më shumë për t’u parë, por kur Juli u zbulua, ndodhi ajo që ndodhi e secili u shpërfaq.
Egla preferoi të mos veçonte momente të bukura e të trishta dhe duke e krahasuar Big Brother-in me një lëmsh të madh, tha se do ta marrë me vete kur të dalë, për ta lënë te cepi i gjësë që nuk i hyn më në punë, sigurisht, pasi i ka vjelur përvojën, siç u shpreh.
Për Meritonin, nuk ka mendim.
Për Meritonin, aktualisht nuk kam mendim. Dua të ftilloj mendjen time që të di çfarë të mendoj për kë. Ende jam në izolim e nuk mund të jap një mendim të ftohtë e korrekt.
A ndjen Egla t’i thotë dikujt me fal?
Nëse padashje kam lënduar dikë, sigurisht që më fal, me përuljen më të madhe. Me dashje, e di që nuk jam ngritur për të lënduar njeri./gsh