Bota

Oktapodi kap dorën e zhytëses dhe e çon te një thesar i fshehur, pamjet e pabesueshme

Ajo që filloi si një zhytje rutinë u shndërrua në një udhëtim të jashtëzakonshëm të udhëhequr nga inteligjenca e një oktapodi.

Në thellësitë e oqeanit, misteret janë të shumta dhe për zhytësin e lirë Jules Casey, një mister i tillë u shpalos në një takim befasues me një oktapod në brigjet e Australisë.

Duke kapur pamjet mahnitëse që i ndau në platformat e mediave sociale, Jules rrëfeu përvojën surreale të udhëheqjes nga oktapodi. Ndërsa zbriste në mbretërinë nënujore, oktapodi i kapi dorën, duke e tërhequr vazhdimisht përgjatë një rruge të panjohur.

Oktapodi e çoi Jules në një zbulim befasues, një gur varri i vendosur midis dy shtyllave prej çeliku në dyshemenë e oqeanit. I zbukuruar me një fotografi të një burri që mban në krahë një qen të vogël të bardhë, guri i varrit zbuloi një histori të dhimbshme.

Jules, fillimisht i befasuar nga gjetja e papritur, histori të cilën e ka ndarë në rrjetet sociale.

/tch

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button