Life Style

Lindja e parakohshme e vajzave binjake; Jorida Tabaku rrëfen për herë të parë periudhën e vështirë!

Politikania Jorida Tabaku ka qenë e ftuar së fundmi në “Piter Pan”, ku është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të vegjël edhe mbi jetën e saj private, të cilën është kujdesur ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Ajo është martuar përpara se të bëhej pjesë e politikës, me bankierin Saimir Sallaku, me të cilin ka tre fëmijë: binjaket, Arba dhe Iris dhe djalin Dren. Teksa u pyet nga fëmijët Jorida zbuloi se si  bashkëshorti i saj i ka rrëmbyer zemrën, “Jo, ai nuk i ha ëmbëlsirat. Ma mori avash-avash. Ishte shoku im më i mirë dhe tani është edhe bashkëshorti im”.

Më tej ajo tregoi se kur u bë nënë për herë të parë, ata kanë kaluar një moment të vështirë pasi vajzat e saj kanë lindur prematurë, para kohe. “Një moment që na ka forcuar së dyve, edhe mua, edhe Saimirin. Kur kthejmë kohën pas themi se nuk ka si shëndeti”.

Ajo zbuloi se bashkëshorti i saj mori leje lindje dhe qëndroi me vajzat një vit pasi ajo u kthye në punë. “Vajzat lindën pak më parë. Duke qenë se ishin binjake, ziheshin te barku dhe lindën më herët seç duhet. Dhe unë qëndrova pak më gjatë me to. Kur u ktheva në punë qëndroi babai i tyre me to një vit, e mori ai lejen e lindjes”./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button