“Këto ditë të para jashtë BBV…”/ Erjola reagon për herë të parë në rrjetet sociale: Jam me zemrën…
Vetëm pak ditë më parë, Erjola Doçi u eliminua prej garës së “Big Brother VIP3”
Vetëm pak ditë më parë, Erjola Doçi u eliminua prej garës së “Big Brother VIP3”. Ajo ishte një ndër personazhet më të preferuar për publikun dhe krijoi dinamika ngjarjesh për sa kohë ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi, moderatorja e njohur ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale, ku falënderon mbështetësit e saj për gjithë dashurinë që i kanë dhuruar. Gjithashtu Erjola tregon edhe se si është përshtatur me botën jashtë shtëpisë së BBV3.
Ndërkohë në fund e mbyll me shprehjen e Truman Capote: “Unë nuk dua t’ia di se çfarë thotë ndokush për mua, për sa kohë që nuk është e vërtetë!”.
“Miq, ndoshta fjala “falenderim” nuk mjafton për t’ju shpërblyer sado pak për dashurinë që më keni dhuruar, për gjithë mbështetjen, pa të cilën nuk do t’ia kisha dalë në “anijen kozmike” BBV. Ju jam mirënjohëse pafund që keni “përqafuar” Erjolën pa asnjë filtër, kështu siç unë jam me të gjitha ngjyrat e mia brenda asaj shtëpie, ku në çdo moment jam munduar të jem e vërtetë, një fjalë e cila dhe keqpërdoret ndonjëherë. Këto ditë të para jashtë BBV, jam munduar të ri-përshtatem me realitetin e të shplodhem, ama jam me zemrën plot për fjalët e mira dhe për dashurinë e marrë nga ju fizikisht apo me tekstet tuaja në mesazhe. (Do ju lexoj të gjithëve, edhe pse jeni shumë). Faleminderit dhe për çdo kritikë. Pafundësisht falenderime produksionit të BBV & Top Channel që bën të mundur një magji për cilindo që merr pjesë në atë format unik. Unë e kam shijuar, kjo ka rëndësi. Sa për të tjerat, siç ka thënë dhe Truman Capote: “Unë nuk dua t’ia di se çfarë thotë ndokush për mua, për sa kohë që nuk është e vërtetë” – Ju puth 3 herë 😝❤️”, shkruan Erjola Doçi në postimin e saj në “Instagram”. / g sh