ShowBiz

Çiljeta dhe Albano ndajnë historitë si kanë ndihmuar qentë në nevojë, aktori: Më ndihmuan dy të panjohur

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe aktori Albano Bogdo kanë rrëfyer histori personale, kur kanë ndihmuar qentë në nevojë.

Çiljeta thotë se ajo ka ndjekur një njeri me makinë një person i cili ka qenë me motorr dhe i ka gjuajtur me shkelmë një qeni.

Njëri një herë i gjuajtiu një qeni rruge me shkelmë. E kam ndjekur me makinë atë legenin”, tha këngëtarja.

Ndërsa Albano ka treguar se si gjeti në mes të rrugës një qen që e kishte përplasur makina, por thekson se asnjë shoqatë nuk e ka ndihmuar, pasi i thoshin se ishin biznese.

Në ndihmë thotë aktori i kanë ardhur dy djem që i ka njohur në Tik Tok, që i kanë dërguar menjëherë para dhe dy të huaj, që ndaluan pa u kërkuar ndihmë dhe i dhanë qenit asistencën e duhur.

Kisha dalë unë dhe kthehem në shtëpi në 05:30 dhe sa hap derën e taksisë, dëgjova hangullimat e qenit në lagje. Mora ca nga këto shoqatat e kafshëve dhe i pyesja, ato më thoshin që ne e kemi biznes dhe pastaj thash do marr një veteriner ta paguaj vetë. Kur kam qenë në Tik Tok kam pasur ca çuna që kanë dhënë gift-e. Ata më dërguan njëri 1 mijë euro tjetri 1500 euro. Më pas erdhi një vajzë me makinë vullnetare dhe një djalë që ishte veteriner. Mora një batanije në shtëpi dhe ai e mbështolli dhe e çuam tek spitali i kafshëve”, tha Albano./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button