Life Style

“Heidi më shumë racionale se sa emocionale”/ Fituesi i BB6: Françeska do më pëlqente shumë të ishte…

“Heidi është një vajzë më shumë racionale se sa emocionale. Françeska është femra më model që ka pasur ajo shtëpi këtë vit”

idi është një vajzë më shumë racionale se sa emocionale. Françeska është femra më model që ka pasur ajo shtëpi këtë vit”.

Kështu u shpreh ditën e sotme Anaid Kaloti teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ai bëri një koment për secilin nga gjashtë banorët që kanë mbetur në “Big Brother VIP3”.

Sipas Kalotit, Heidi Baci di shumë mirë se çfarë bën dhe i ka shumë të kalkuluara lëvizjet e veta, një nga këto është lidhja me Romeo Veshajn

“Heidi elegante, simpatike, një model i gruas shqiptare si të them, i rinovuar dhe i ardhur nga muret e lashta të Europës. Sigurisht që ka marrë kulturën atje, të vendit ku ka jetuar. Është një vajzë që më shumë është racionale se sa emocionale. Di shumë mirë se ça bën dhe i ka shumë të kalkuluara lëvizjet e veta, një nga këto është lidhja me Romeon, pavarësisht se ajo mundohet t’a shesë.

Kur doli Romeo nga shtëpia tha se po dole ti, dalim të dy. Po dola unë, ti do rrish. Kur doli ai, ajo ‘oh sa keq më vjen’”, tha fituesi i “Big Brother 6”.

Ndërsa duke komentuar lojën e Françeska Muratit, Kaloti tha se ‘është një vajzë model që flet gjatë gjithë kohës për familjen’.

“Françeska për mendimin tim është femra më model që ka pasur ajo shtëpi këtë vit. Është një gocë shumë simpatike që flet gjatë gjithë kohës për familjen, që mban mend ditëlindjen e kunatit, që është shumë e lidhur me vjehrrin e ku di unë se çfarë. Është luftarake, është e fortë. Nuk është tipikja që si bën Heidi ‘unë kam jetuar në Itali’, ose siç bënte Beniada. Françeska jeton në një nga vendet që nivelin e kulturës po t’ia masësh termometrin e ka 42, Londra.

Vjen si gruaja tradicionale shqiptare që përballet. Më pëlqen shumë, është tolerante. Unë kam shumë respekt për figurën e Françeskës, do të më pëlqente shumë të ishte të paktën një nga 3 të fundit”, u shpreh Anaidi./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button