“Së pari ai duhet të dijë të lexojë…”/ Fituesi i BB6 për Romeon: Traumë e madhe për shqiptarët nëse fiton ai
“Nëse Romeo do t’a fitonte, shumë njerëz nga Big Brother kam përshtypjen do ishin të zhgënjyer”
Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ishte mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ai ka analizuar lojën e 6 banorëve që kanë ngelë tashmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.
Teksa po fliste për Romeo Veshajn, Kaloti u shpreh se nëse e fiton aktori këtë edicion të tretë të reality show-t, ‘do të ishte një traumë për shoqërinë shqiptare’.
Sipas tij, në profesionin që Romeo është, së pari ai duhet të dijë të lexojë. Anaidi shtoi se suksesi i aktorit në BBV3 ka qenë lidhja e tij me Heidi Bacin.
Romeo është një djalë që hyn në shtëpinë e Big Brother me një fanbase nga mbrapa. Ka 20 vite në ekran, prime time dhe ne e dimë efektin e gjithë kësaj. Simpatik është, njerëzit e pëlqejnë për atë që është. Ka luajtur kartën e të mirit dhe të keqit, por që sipas mendimit tim, do ishte një traumë e madhe e shoqërisë nëse do t’a fitonte Big Brother-in Romeo. Sepse unë mendoj që në profesionin që është, së pari ai duhet të dijë të lexojë. Për sa kohë Romeo nuk artikulohet mirë para letrës, më bën të mendoj që nuk e meriton t’a fitojë atë lojë. Nëse Romeo do t’a fitonte, shumë njerëz nga Big Brother kam përshtypjen do ishin të zhgënjyer. Edhe pse rrota e fatit e ka sjellë në një moment ku Romeo mund të jetë një nga fituesit. Suksesi i Romeos ka marrë një lidhje aty dhe ka ec me atë deri tani. Ka krijuar një lidhje me Heidin, lidhja shet te publiku. Jemi një publik telenovelash. Historia e dashurisë shet gjithmonë”, tha Anaid Kaloti./gsh