Life Style

“Ka pasur ofendime, sharje! U bë kaos”/ U nda nga aktori 20 vite më i madh dhe braktisi ‘Grande Fratello’-n, Heidi zbulon si qëndron e vërteta e sherrit me Massimilianon: U përfshi edhe produksioni, kemi probleme ligjore

Heidi Baçi ka rrëfyer se gjërat mes saj dhe aktorit italian Massimiliano Varrese nuk kanë shkuar aspak mirë, duke u shprehur se ka pasur ofendime dhe sharje mes tyre.

Kam të drejtën mos të flas për atë gjë sepse janë gjëra ligjore brenda”, u shpreh Heidi Baçi gjatë një bisede me Romeo Veshajn, duke shtuar se “problemi është që unë kam pasur përplasje me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia”.

Banorja u shpreh se foli nga Grande Fratello pas suprizës së babait të saj dhe u bë kaos.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Massimiliano po thotë që do të përplasem me Heidin në “Big Brother VIP” për arsye të tuat që i ke se janë publike.

Heidi: Është diçka që të bëjnë me realitetin tonë këtu brenda?

Meritoni: Ti reagove dhe the duhet me u marrë me të sepse ka diçka që…

Heidi: Kam të drejtën mos të flas për atë gjë sepse janë gjëra ligjore brenda

Meritoni: Çfarë gjërash? Cili është problem?

Heidi: Problemi është që unë kam pasur përplasje me të, që ka zgjatur edhe pasi dola nga shtëpia

Meritoni: Çfarë përplasjesh?

Heidi: Zënka, debate

Meritoni: Deri në çfarë shkallë

Heidi: Ofendime, sharje. Pas daljes nga shtëpia kam dhënë intervista që kam folur me linjën time, kam vazhduar me idetë e mia. Ai ka dalë më vonë, ka bërë edhe ai intervistat e veta dhe është përgjigja e tij që do të jetë përfolur. Kur janë dy televizione në mes nuk duhet të flas, nuk e them unë po e thonë avokatët

Meritoni: Çfarë ka ndodhur që shkuat deri në probleme ligjore?

Heidi: Janë probleme mes meje dhe televizionit Italian. Ka të bëjë me daljen time. Dola sepse më erdhi babi, u bë kaos

Meritoni: Paske probleme edhe me formatin edhe me personin

Heidi: Nëse kam probleme të tilla nuk mund të flas për asgjë situatë në atë format. Kam të drejtën të mos flas, ma kanë respektuar edhe produksioni.

Meritoni: Po të pyes se çfarë ka ai me ty?

Heidi: Është puna ime Meriton

Meritoni: Ky është problem, i ndërrove.

Heidi: Kam një çikë nga të dyja. Publiku i di të gjitha jashtë

/SOT.COM.AL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button