Larg pjesës tjetër të fermerëve, Ditea dhe Buçko diskutojnë si do të jetë eksperienca e tyre në Arameras
Buçko dhe Ditea ndodhen larg pjesës tjetër të fermerëve, në ishullin Arameras, ku pak ditë më parë qëndroi Valeri me Marianën.
Teksa qëndronin së bashku kanë diskutuar rreth spektaklit të kaluar, se si ndodhën gjithë ngjarjet. Ditea u shpreh se e priste që dy më pak të preferuarat të dilte ajo me Xhesikën.
Gjithashtu mes dy fermerëve nuk kanë munguar as batutat. Ditea dhe Buçko do të flenë në tenda, ku fermerja thotë se duhet të flejë ajo e para e pastaj Buçko, kjo pasi është eksperienca e parë e Diteas dhe ka pak frikë.
Pjesë nga biseda:
Ditea: Sot do shkojë si do shkojë. Ta dish që unë do të fle tek tenda më e madhe
Buçko: A ke frikë?
Ditea (qesh): Unë frikë? Por, të lutem a të fle unë tek tenda e madhe
Buçko: Mirë. Imagjino të kalojë ndonjë insekt aty
Ditea: Jo jo s’ka insekte. Mos u tall!
Buçko u dënua për arsye se hapi një zarf të gabuar të dërguar nga Agai, ndërsa Ditea humbi sfidën përballë Xhesikës.Të dy fermerët do të qëndrojnë në ishullin Arameras deri ditën e premte, ku me anë të votave të publikut vetëm njëri prej tyre do të rikthehet në fermë. /vizionplus.tv