ShowBiz

“Je bukëshkalë dhe false”, debat mes Eglës dhe Romeos: Je kopje e shëmtuar e vëllait tënd

Egla dhe Romeo janë përfshirë në debat të vazhdueshëm gjatë ditëve të fundit.

Romeo e ka cilësuar atë si “bukëshkalë”, ndërsa Egla shprehet se me këtë, ai po përfshin pjesëmarrjen e saj në filmin e të vëllait.

Romeo: Egla më ka thënë para një jave bukëshkalë, Eglën nuk e ka zënë gjumi gjithë natën duke përmendur Donaldin, edhe në gjumë. Unë në këtë shtëpi Eglën e kam respektuar prej Donaldit, kemi kaluar kohë bashkë. Më sulmoi përmes vëllait tim. Ma përmend deri në ditën e sotme, fliste edhe natën në gjumë. Meqënse je grua e fortë, shkoi gjërave deri në fund. Je një njëri që për interesa i shet njerëzit.

Egla: Romeo e ka konfirmuar se termin bukëshkalë e ka për atë që unë kam folur ne klip. Atë mbrëmje nuk ja kam zënë njëherë të vetme emrin e të vllait në gojë. I kam thënë je një kopje e shëmtuar, i kam kërkuar me insistim pse akuza që është bërë në prime nga Erjola e ka sheshuar, ndërsa me mua nuk ka ditur të ma shpjegojë.

Romeo: Je një njeri fallso që i kë përdorur njerëzit në mënyrën më të shëmtuar./tch

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button