“Kam hyrë në BBV për të fituar, jo për të…”/ Juli e pranon: Nuk e fsheh dot…
Julian Deda është shprehur sot se ka hyrë në “Big Brother VIP3” për të fituar dhe jo vetëm për të shkuar në finale
Julian Deda është shprehur sot se ka hyrë në “Big Brother VIP3” për të fituar dhe jo vetëm për të shkuar në finale.
Këtë e tha gjatë një bisede me Françeska Muratin, Heidi Bacin dhe Graciano Taganit. Ky i fundit u bëri të gjithëve të njëjtën pyetje ‘nëse do u vinte keq nëse do dilnin të shtunën’.
Ndërkohë i pyetur nëse do t’a penalizojë grupimi me vajzat, aktori i njohur tha se ‘nuk ka patur asnjë grupim’.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Do të vinte keq të dilje të shtunën, edhe pse ti nuk e koncepton daljen
Juli: Po të dilja të shtunën?
Heidi: Nuk del të shtunën
Graciano: Askush nuk ka asgjë të sigurt
Françeska: Heidi e konsideron fitues Julin
Graciano: Në këto pyetje zakonisht nuk përjashtohet askush, sido që të ndihet
Heidi: Po është me Meritonin për finalist
Graciano: Mund të mos shkojë sot në finale dhe del të shtunën
Françeska: E fitoi këtë gjë nga një lojë, nuk u votua nga publiku për të qenë në këtë pozitë
Juli: Unë po votohem. Nëse dal në finale sot, nuk dal të shtunën
Graciano: Nëse nuk del në finale sot dhe nëse del të shtunën, është e njëjta pyetje për të gjithë se nuk më pëlqejnë diferencimet
Juli: A do më vinte keq? Po patjetër. Jam futur për t’a fituar këtë lojë, jo për të shkuar deri në finale. Do më vinte keq, pse t’a fsheh? Nuk e fsheh dot
Graciano: A mendon se do të penalizojë grupimi që ke bërë? Edhe që është i pranuar nga goja jote
Juli: Cili grupim? Do më penalizojë kjo? Unë nuk kam pasur grupim
Graciano: Ti the që ke funksionuar me gocat
Juli: Jo nuk e thashë. Gjeje si e kam thënë dhe të kthej përgjigje/gsh