Life Style

FJALË OSE TERME SHKENCORE QË PËRDOREN GABIMISHT

Në shkencë fjalët marrin përcaktim nga përdorime tepër të specializuara. Shpesh vihet re që ka fjalë jo të sakta, mashtruese, të keqinterpretuara, ambige, lehtësisht konfuze në psikologji, në gjenetikë në shkenca në përgjithësi. Keqinterpretimi ndodh në nivel akademik, në shkrime të zakonshme, nga studentët, nga instruktorët nga gazetarët. Kërkuesit e Universitetit të Atalantës kanë publikuar një listë me gabimet më të zakonshme që u ndodh fjalëve gjatë përdorimit të tyre.

Antisocial dhe i ndrojtur.  Antisocial është një term për të përshkruar persona të ndrojtur dhe introvertë, por kjo fjalë ka marrë një kuptim më të errët që do të thotë se veprimet e tij janë të dëmshme dhe se ai mund të përbëjë një rrezik për shoqërinë. Ky kuptim është shumë për një të ndrojtur vetmitar.

Psikopat dhe sociopat. Psikopatia është një çrregullim i personalitetit që diagnostikohet nga specialistët, sociopatia nuk është. Në psikopati individët shprehin tendenca antisociale, mezi socializohen, kanë një temperament agresiv dhe të papërgjegjshëm. Në sociopati individët kanë një temperament normal, por pa atribute shoqërizuese për shkak të një fëmijerie neglizhente nga ana e prindërve. Rezultati është një individ i egër, i paaftë për shoqërizim dhe me prirje për vepra kriminale.

Sensacion dhe perceptim. Ngatërrohen shpesh. Sensacion është faza e parë e zbulimit të ndijimit, të të dhënave të mjedisit përmes shqisave si të parit, dëgjimi, nuhatja. Perceptimi është një fazë e mëvonshme e interpretimit të këtyre të dhënave bruto dhe transformimi në información domethënës.

Konformizëm dhe bindje. Të dyja iu referohen formave të ndikimit shoqëror, por diferencohen në të paktën dy mënyra. Në konformizëm, ndikimi i shoqërisë është horizontal që do  të thotë i një ose më shumë shokëve ndaj një individi, ndërsa në bindje drejtimi është vertikal që do të thotë një ose më shumë figura autoriteti ndaj një individi. Në konformizëm ndikimi është implicit, në bindje është eksplicit.

Paragjykim dhe diskriminim. Paragjykimi i referohet një besimi, ndërsa diskriminimi  i referohet një sjelljeje të manifestuar. Konkretisht paragjykimi është një qasje për të paragjykuar të tjerët që do të thotë të mbërrish në një gjykim negativ prematur. Diskriminimi i referohet veprimit për të trajtuar keq të tjerët, si fyerje, t’u sigurosh më pak të mira, të mos i punësosh në funksion të një përkatësie ose kategorie si obeziteti, cifut ose grua.

Racë dhe etni. Raca i referohet një klase si p.sh kaukaziane ose afroamerikane që përcaktohet nga tipare biologjike si p.sh ngjyra e lëkurës. Etnia është një koncept më i gjerë që e përfshin racën, por përfshin edhe variablet kulturore si vendi i origjinës, zakonet, gjuha etj.

Seksi dhe gjinia. Ndryshimi është universal. Seksi u rezervohet ndryshimeve biologjike, ndërsa gjinia atyre sociale, për shembull kur u referohemi burrave dhe grave në kontekstin e grupeve shoqërore duhet të përdorim fjalën gjini dhe jo seks.

Ankth dhe frikë. Fziologjikisht nuk janë të dallueshme. Për shembull ankthi lidhet me një ndjenjë negative në prezencë të një kërcënimi  ambig ose potencialisht të shmangshëm, ndërsa frika lidhet me një efekt negativ në prezencë të një kërcënimi të pashmangshëm. Ankthi vazhdon edhe pse kërcënimi është zhdukur, kurse frika ka tendencë zhduket me largimin e rrezikut.

Empati dhe simpati. Empatia shpesh keqpërcaktohet. Ajo është aftësia për të vlerësuar ose kapur emocionet e të tjerëve. Personi që eksperimenton empatinë ndjen emocionet e të tjerëve si ankthin, frikën etj. Në kontrast, në simpati individi eksperimenton shqetësimin ose mëshirën për personin tjetër.

Deliri dhe haluçinacionet. Deliret janë besime të rreme që nuk pranohen nga anëtarët e kulturës së individit, ndërsa haluçinacionet janë përvoja perceptimi që ndodhin në mungesë të stimujve sesorialë.Shpesh këto ngatërrohen në kulturën popullore. Konfuzioni i tyre vjen nga konkurrenca mes tyre, për shembull: shumë pacientë që dëgjojnë zëra persekutues (një haluçnacion auditiv) krijon besimin se njerëz të tjerë kanë qëllim t’i bëjnë keq (një delir). /ObserverKult

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button